Zakynthos 6 Ditë All Inclusive

Kohëzgjatja

6 Ditë

Desinacioni

TIPI

Kategoria

Detajet e Turit

Dita 1

► Nisja nga Tirana ne 23:00 ne darke nje dite para dates se nisjes .

► Nisja nga Durresi ne 23:25 ( Stacioni i Trenit dhe Plepat ).

Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kalimi I doganes ne piken kufitare Kakavije. Pas kalimit te kufirit do te perdorim autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos. Rreth drekes mberritja dhe akomodimi ne hotel. Pushim. Pas konsumimit te darkes vizite ne qender te sheshit Solomos .

Dita 2: NAVAGIO BEACH ( Shipwreck Beach ).

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit marrim anijen qe ben shetitjen rreth e qark gjithe ishullit te Zakynthos, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Navagio Beach (Plazhi me I famshem I ishullit), Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai (plazh kurativ), Porti San Nikola, Tsivili. Kjo shetitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 17:00 dhe ka nje kosto extra prej 35 euro per person. Kthimi ne hotel. Mbremje e lire.(Personat qe nuk kane deshire te jene pjesmarres ne udhetimin me anije mund te shfrytezojne plazhin afer hotelit).

NJOFTIM: Per plazhin Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit, por Ndalesat e plazheve qe do te shfrytezohen nga anija do te komunikohen nga kapiteneria e anijes.

Dita 3: VASILIKIOS BEACH

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi per plazh drejt zones Vasiliko, ku pervec plazhit do të keni mundsi te kryeni sporte te ndryshme ujore gjate qendrimit atje. Kohe e lire per plazh deri ne pasdite. Kthimi ne hotel . Pas darke shijojme jeten plot ngjyra qe Zakynthos ofron, sipas deshires ne Taverna, Clube.

Dita 4: QENDRIM I LIRE

Qendrim i lire.

Dita 5: ISHULLI I BRESHKAVE CARRETA – CARRETA.

Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per tek anijet qe bejn lundrime te dedikuara per tek ishulli I breshkave .Pervecse tur rreth ishullit Marathonisi per te pare breshkat Carreta Carreta ( Simboli i ishulit te Zakynthos ) gjithashtu ne ate vend fantastic kemi mundesi qe te bejm edhe plazh. Anija per ne ishullin e breshkave ka kosto extra 20 euro per person. Kthimi ne hotel.  Pasdite e lire.

Dita 6: ZAKYNTHOS – TIRANE.

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Shqiperise, perseri nepermjet autostrades IONIAN ROAD. Kthimi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Fundi I sherbimit tone.

►Shenim: Personat qe nuk zgjedhin te kryejne udhetimet opsionale mund te shfrytezojne facilitetet e hotelit (pishine dhe plazhet afer tyre)

POLITIKAT E FEMIJEVE.
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:

  • 1 FEMIJE NGA 0-2.99 VJEC – FALAS.
  • FEMIJET NGA 3-11.99 VJEC 50% ZBRITJE.

PROGRAMI ALL INCLUSIVE

HOTEL IKAROS

MËNGJESI  07:30 – 09:30 Në Restorantin e Hotelit

DREKA  13:00 – 15:00 Në Restorantin e Hotelit

DARKA 19:00 – 21:00 Ne Restorantin e Hotelit

PIJET – oraret: NGA ORA 12:00-21:00

PIJE: çaj, kafe, qumësht

PIJE FRESKUESE: Në zonën e pishinës: Cola, Limonadë, portokall, Lime,

PIJET ALKOLIKE (12:00 -21:00 në Zonën e Barit të Hotelit): birrë, verë, uzo.

HOTEL ALEXANDER THE GREAT

MËNGJESI  08:00 – 10:00 Në Restorantin e Hotelit

DREKA  12:30 – 14:30 Në Restorantin e Hotelit

DARKA 19:30 – 21:30 Ne Restorantin e Hotelit

SNACKS 10:30 – 12:00 DHE 15:00 – 17:00 Tost me proshutë dhe djathë, patate të skuqura, sanduiç me proshutë dhe djathë, hot dog dhe sallatë.

PIJET: NGA ORA 10:00-23:00

(10:00 -19:30 në Zonën e Barit të Pishinës (Afrodite) dhe 20:00 – 23:00 në Zonën e Hotelit)

PIJET: çaj, kafe, çokollatë, qumësht

PIJE FRESKUESE: Në zonën e pishinës: Cola, Limonadë, portokall, lime,  grejpfrut, lëng ananasi.

PIJET ALKOLIKE : 10:00 -19:30 në zonën e barit të pishinës (Afrodite)

20:00 – 23:00 në Zonën e Barit të Hotelit: birrë, verë, uzo, raki, xhin, vodka, rum, tekila.

Dhe një përzgjedhje prej 5 koktejlesh ( Sex on the beach, Xcite special, Blue Lagoon, After Sex, Tequila Sunrise)

Të gjitha pijet janë të markave kombëtare!

Çfare perfshihet:

  • Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
  • All inclusive ( mengjes+dreke+darke+pije )
  • Facilitetet sipas cdo hoteli
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Wi-Fi Free

Çfare nuk perfshihet:

  • Shëtitjet me anije, sporte e ndryshme te ujit
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • TAKSA LOKALE HOTEL 3* €3 DHOMA/NATE
  • TAKSA LOKALE HOTEL 4* €7 DHOMA/NATE
  • TAKSA LOKALE HOTEL 5* €10 DHOMA/NATE

Foto / Video

Dergoje në WhatsApp
Dergoje në Telegram
Dergoje me email

Kërko informacion

Plotesoni te dhenat e mëposhtme per të na kontaktuar në lidhje me ofertën mësiper ose telefononi në nurmin tonë të telefonit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Picture of DREAM TRAVEL
DREAM TRAVEL

DreamTravel është një agjensi turistike me mbi 12 vite eksperiencë. Dreams for all seasons